Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE 22/12 13:02
Carla Sacchi, gruaja e Stefano Bozzini, 81-vjeç, i cili javët e fundit i kishte kushtuar një serenatë nën dritaren e spitalit të Castel San Giovanni, në provincën e Piacenza, humbi jetën.
81-vjeçari italian Stefano Bozzini vendosi të dilte në rrugë jashtë për t’i kënduar asaj një serenatë me fizarmonikën e tij para pak javësh.
Momenti prekës u kap në kamera nga djali i tyre Maurizio dhe që atëherë u bë viral.
Për rastin në fjalë reagoi edhe kryebashkiaku i Piacenza, i cili u shpreh: “Në atë serenatë ne njohëm Dashurinë, në thjeshtësinë e gjuhës së saj universale”.
Top Channel