Kryetari demokrat i bashkisë së qytetit të Denver-it në SHBA u detyrua të kërkonte publikisht falje, pasi shkeli këshillën që vetë u kishte dhënë qytetarëve të shmangnin udhëtimet për festën e Falenderimeve.
Në një mesazh të postuar në Twitter, Michael Hancock u bëri thirrje banorëve “të organizojnë takime virtuale” dhe “të shmangin udhëtimet, nëse mundeni”. Vetëm disa orë më vonë, udhëtoi vetë drejt Misisipi-t për të kaluar festën me të shoqen dhe vajzën.
“U kërkoj falje banorëve të Denver-it që e shohin vendimin tim si në kundërshtim me udhëzimin,” u përgjigj ai.
Miliona amerikanë po udhëtojnë në shtëpi për të festuar Falënderimet këtë të Enjte, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët shëndetësorë mes një vale të konsiderueshme të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve. SHBA. ka regjistruar më shumë se 12.7 milion infeksione dhe 262,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Duke pranuar vendimin e tij në Twitter, Z. Hancock tha se gruaja dhe vajza e tij ishin në Misisipi dhe ai “vendosi që do të ishte më e sigurt për mua të udhëtoja për t’i parë sesa të kisha dy anëtarë të familjes të ktheheshin në Denver” për pushime.
“Unë e pranoj që vendimi im ka zhgënjyer shumë që besojnë se do të kishte qenë më mirë të kalonim Falënderimet vetëm,” shkroi kryetari në Twitter.
“Unë e mora vendimin tim si burrë dhe baba, dhe për ata që janë të zemëruar dhe të zhgënjyer, ju kërkoj me përulësi të falni vendime që më mbajnë zemrën dhe jo kokën time”.
Hancock nuk është i vetmi zyrtar amerikan që u kap duke prishur udhëzimet për koronavirusin. Andrew Cuomo, guvernatori i Nju Jorkut, është detyruar të anulojë planet e tij të Falenderimeve, pasi tha në një intervistë se ai planifikonte të priste nënën e tij 89-vjeçare dhe dy vajzat e tij të rritura për darkë. Guvernatori Kalifornian Gavin Newsom, ndërkohë, u ballafaqua së fundmi me polemika pasi ai ishte fotografuar duke ngrënë brenda në një restorant me njerëz nga familje të tjera.
Top Channel