Pjesë nga kënga

Këngëtari i famshëm Robbie Williams për fundvit  ka publikuar një këngë krejt ndryshe për festat që mban titullin “Can’t Stop Christmas”.

Teksti i këngës flet për problemet gjatë periudhës së pandemisë dhe si festat e sivjetme të fundvitit nuk do të jenë të njëjta për shkak të koronavirusit.

Disa nga vargjet e këngës që i kushtohen pandemisë thonë:

“Oh, çfarë viti i shkretë, por sot është fat të jesh gjallë, Fatkeqësisht, disa miq shkuan, Kurrë më parë nuk ka qenë kështu, duket sikur të jemi në luftë”, thotë ai.

Guy Chambers dhe Richard Flack janë producentë të “Can’t Stop Christmas”, ndërsa kënga është pjesë e albumit “The Christmas Present”, në të cilin janë pjesëmarrës shumë emra të njohur, si Rod Stewart, Bryan Adams, Jamie Cullum e Tyson Fury.

Top Channel