Një betejë e ashpër është kapur në kamera nga fotografi i botës së egër Tadoba Andhari Tiger Reserve në Maharashtra të Indisë, ku një tigër Bengali përleshet me një ari gjigand, i njohur si nga speciet më të rrezikshme për njerëzit.

Tigri 200 kilogramësh shihet që godet ariun brejtës me putrën e tij duke e rrëzuar përtokë duke marrë fillimisht avantazhin në përballjen e rrallë.

Por më vonë ariu thuajse 2 metra i lartë ngrihet për të sulmuar felinin e madh, duke goditur edhe ai me putrat e kthetrat e mëdha, e duke kërcënuar me dhëmbë.

Përballja ndodhi vetëm disa qindra metra larg automjetit të fotografit dhe zgjati rreth 30 minuta.

Dëshmitari tregon: “Tigri po shijonte gjumin e tij të pasdites, kur papritur u nis në sulm drejt një gëmushe. Ne dëgjuam klithma dhe shpejt e kuptuam se kishte nisur një duel me një ari brejtës që fshihej aty pranë. Shpejt ata dolën në pamje të hapur për të vazhduar përballjen”.

“Tigri arriti të ngulte dhëmbët në kurrizin e ariut, i cili mund të kishte ngordhur, por shpejt tigri u lodh dhe e la të shkojë. Megjithse i gjakosur ariu brejtës e sulmoi edhe ai tigrin dhe e kafshoi në këmbë. Në fund të betejës të dyja kafshët e mëdha vendosën ta linin me kaq dhe u larguan nga njëra-tjetra”.

 

Arinjtë brejtës mund të kenë një fytyrë dashamirëse por janë nga më vrasësit e species së tyre.

Më i famshmi prej tyre “Ariu brejtës i Mysore” kishte vrarë 12 njerëz në 1957 para se të eliminohej nga rojet pyjore.

FOTO GALERI
3/3
Tigri arriti të ngulte dhëmbët në kurrizin e ariut, i cili mund të kishte ngordhur, por shpejt tigri u lodh dhe e la të shkojë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA