Ky ishte takimi i tretë mes Elvisit dhe Teas, por ndryshe nga takimi i mëparshëm, ky dyshja u pa tepër i lumtur në mes të surprizave dhe romancës, këtë herë gjërat ishin komplet ndryshe.
E gjitha nisi nga një surprizë e përgatitur nga Elvisi. Djali kishte menduar t’i dhuronte Teas disa produkte kozmetike, dhurata këto të bërë nga Andi më herët. Ky fakt nuk kaloi pa u vënë re nga bukuroshja, e këtë gjë ia transmetoi Elvisit, i cili u justifikua me faktin se në atë dyqan, mund të shkojë kushdo që të bëjë dhurata. Biseda e dyshes u orientua tek tradhtia, temë kjo që u hap edhe javën që lamë pas. Elvisi po përpiqej të tregonte se përse ai mendon se tradhtia është e justifikueshme.
Por ndërkohë Tea ndërhyri dhe pyeti djalin nëse ka tradhtuar ndonjëherë, e ai u përgjigj negativisht, duke shtuar se një gjë të tillë nuk e ka bërë kurrë.
Top Channel