 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						Në prag të një vjetorit të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama ishte paraditen e kësaj të Mërkure në Laç nga ku pa progresin e rindërtimit në zonën Zonës 1 të qendrës së qytetit, ku do të ndërtohet edhe shkolla e re, ndërkohë që sapo ka nisur infrastruktura e Zonës 2. Nga rindërtimi sipas qeverisë do të përfitojnë apartamente të reja 800 familje.
Plani i rindërtimit në Laç krahas pallateve parashikon edhe vijimin e punës paralelisht për të ndërtuar spitalin e ri, godinën e re të bashkisë dhe mjediset sportive e rekreative.
“Majlinda Cara kryetarja e bashkisë Kurbin-Falë investimeve të qeverisë, në Kurbin vijnë rreth 25 milionë dollarë investime, ndërkohë që 5 milionë dollarë janë vetëm financimi i shkollës dhe i godinës së bashkisë. Është 2.8 km infrastrukturë që po realizohet. Me shembjet po vazhdojmë. Tani janë pastruar gati gjysma e inerteve, ndërkohë që jemi në punë. Po shembet një pallat sot, është mbaruar spitali, janë hequr dhe një pjesë e mbetjeve inerte të lagjes më lart. Po hapet sheshi për ndërtimin e apartamenteve nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”.
Top Channel