Lojëra fati/ Kontroll policor, procedohet pronari i një lokali në Elbasan

25/11/2020 09:59

Një 56-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për K. M., 56 vjeç, banues në Elbasan, i cili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA