Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës mbi Gratë është caktuar nga Kombet e Bashkuara në 25 nëntor dhe ka mbetur si një moment i rëndësishëm në jetën e të gjithëve, por sidomos femrave.

Shumë zëra të fuqishëm kanë dashur t’i bëjnë homazh kësaj dite duke i thënë dhe njëherë “Mjaft dhunës”. Ne mesin e tyre, është dhe aktorja e aktivistja për të drejtat e grave, Jane Fonda.

“Gjashtëdhjetë vite karrierë në Hollywood dhe një jetë e tërë si aktiviste më kanë bërë më të mirë”, tha diva hollivudiane në një intervistë në 2017-ën.

Së fundi, ajo zbuloi episode të rënda në jetën e saj, që i kanë shërbyer si mësim jete e për të cilat është angazhuar maksimalisht të japë kontributin e vet në kauzën e luftës së vazhdueshme të gruas. Aktorja e famshme ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht që fëmijë.

“Një nga gjërat më të mëdha që lëvizja për të drejtat e grave ka bërë, është që u ka treguar të gjitha femrave të dhunuara se janë ato shkaku i abuzimit”, u shpreh Fonda.

Angelina Jolie tha se i duhet përcjellë një mesazh mbarë botës, se nuk është turp të jesh viktimë e dhunës, ndërsa Emma Watson theksoi se “një në katër gra rrezikon të dhunohet në harkun kohor të të gjithë jetës së saj, por për fat të keq për këtë gjë, nuk flitet mjaftueshëm”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA