Një studiues britanik pretendon se në librin e tij të ri se ka identifikuar shtëpinë e fëmijërisë së Jezu Krishtit. Profesori Ken Dark, arkeolog nga Universiteti i Reading, kaloi 14 vjet duke studiuar rrënojat e një banese të Shekullit të I-rë të gjetur nën Manastirin e Motrave të Nazaretit në Izrael.
Banesa prej guri e llaçi, e cila u gjet për herë të parë në vitet 1880, ishte punuar me gurë gëlqerorë nga një mjeshtër i aftë – me shumë gjasë nga Jozefi, babai i Jezusit, thotë Dark. Murgeshat, urdhri i të cilave zotëronte manastirin e ndodhur mbi të, ndihmuan gërmimet deri në vitet 1930, me bindjen se ajo ishte shtëpia e fëmijërisë së Jezusit, bazuar në pohimet bëra nga një studiuesi të famshëm biblik Victor Guérin në 1888.
Ato kurrë nuk gjetën megjithatë asnjë provë. Gërmime të tjera u zhvilluan mes viteve 1936 dhe 1964, por pastaj objekti iu la harreses deri kur Profesor Dark nisi projektin e ri në 2006.
Përpara 5 vitesh, ai botoi një artikull bazuar në zbulimet fillestare nga faqja, duke sugjeruar se kjo ishte pikërisht shtëpia e Jozefit dhe Marisë. Analiza të mëvonshme konfirmuan se ajo daton që nga Shekulli I, duke forcuar sugjerimin se dikur ishte me të vërtetë banesa e Jezusit.
Jozefi njihet si marangoz, por në Dhjatën e Re ai përshkruhet edhe si mjeshtër i gurit, mëse i aftë ta kishte ndërtuar vete shtëpinë në fjalë. Në librin e botuar së fundi, Dark shpreh bindjen e tij te plotë mbi identitetin e banesës në fjalë, dhe thotë se kisha u ndërtua mbi të për të ruajtur vendin dhe domethënien e kësaj strukture.
Top Channel