Sapuni organik i Roskovecit/ 18 gra të zonës sigurojnë jetesën në Vidhisht

24/11/2020 12:35

Sapuni organik me baze vajin e ullirit, është prodhimi kryesor i punishtes artizanale ne fshatin Vidhisht te Roskovecit.

Prej me shume se një viti ne ketë punishte janë vetëpunësuar 18 gra te zonës, te cilat sigurojnë te ardhura ekonominë për familjet e tyre. Sapuni organik artizanal me aroma te ndryshme përdoret ne kozmetike. Ai prodhohet kryesisht nga mbetjet e vajit te ullirit te zonës.

Ndonëse punohet vetëm dy here ne jave për shkak te pandemisë coronavirus, gratë e vetëpunësuar do te vazhdojnë punën pasi nuk kane mundësi te tjera punësimi.

Ne zonën e Roskovecit numërohen rreth 500 mije rrënje ullinj, ose 30% e gjithë sipërfaqes bujqësore. Kjo ia lehtëson aktivitetin grave te vetëpunësuar, te cilat e sigurojnë vete lenden e pare. Ndërkohe qe ndërtesa e punishtes dhe shpenzimet e energjisë elektrike përballohen nga bashkia.

Ne punishten artizanale prodhohen rreth 2 mije sapunë ne muaj, dhe shampo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA