Poezitë e Bardhyl Londos/ Vjen botimi i ri, por edhe përkthimet në përmbledhjen “Prilli i hidhur”

24/11/2020 19:55

Bardhyl Londo vjen me përmbledhjen e poezive si krijime te tij por edhe përkthimet në përmbledhjen Prilli i Hidhur.

Ka pasur dy arsye pse prilli ka qenë i hidhur për të.

Z. Londo si lindi ky libër?

Ashtu siç lindin të gjithë librat në kohë te vështira. Atëherë kur njeriu është i shqetësuar ka me shumë për të thënë. Prilli ishte i trishtuar sepse ne u burgos pa arsye si dhe për një gjë personale. Për shkak të një operacioni shumë te vështirë qe kam kaluar.

Përveç depresionit të një qyteti ne karantinë ju flisni edhe për një depresion shoqëror si pasojë e mungesës së vizionit nga ata qe na drejtojnë.

Është ky një tjetër shqetësim?

Mund ta marrësh si te duash, por është edhe ashtu. Nuk jam dakord me shprehjen Shqipëria nuk bëhet.

Dhe si krijues, artist dhe intelektual cili është problemi më i madh i shoqërisë sonë sipas jush?

Është politizimi i tepërt. Për partitë duhet të mendojmë vetëm në ditën e votimit. Nuk ka nevojë të ndahemi në parcela.

Top Channel