Trajneri personal, Anthony Osorio

Trajneri personal, Anthony Osorio, nga Kalifornia fiton më shumë se 20.000 dollarë në ditë, duke i mësuar femrat si të formësojnë vithet e tyre.

Ai publikon rregullisht foto motivuese në profilin e tij në Instagram, ku e ndjekin rreth 1,3 milionë fansa që të gjithë të merren me fitness. Anthony thotë se për të pasur një trup perfekt duhet të ndryshoni mënyrën e ushqimit dhe të trajnoheni. Ai garanton rezultate nëse i ndiqni pesë këshillat kyç të tij.

1. Konsistenca
Praktikimi i ushtrimeve të rënda dhe të lodhshme nuk është e mjaftueshme për të pasur trupin të cilin dëshironi, patjetër duhet të keni ritmin tuaj të punës të cilin ta respektoni. Konsistenca është thelbësore për arritjen e qëllimeve tuaja, thotë Osorio për “Jam Press”.

2. Proteinat
Ju rekomandoj të pini dy gota shejk proteinash në ditë. Proteinat janë të domosdoshme për trupin tuaj për ndërtimin e muskujve. Zakonisht njerëzit nëpërmjet ushqimit nuk konsumojnë mjaftueshëm proteina gjatë gjithë ditës, kështu që shtesat, siç janë shejkët, me siguri do t’ju ndihmojnë.

3. “Hip Thrust”
“Hip Thrust” janë ushtrime për vithet që mund t’ju ndihmojë më së shumti. Uluni në dysheme me gjunjë të ngritur. Duart dhe kokën mbështetni në karrige apo në skajin e krevatit. Pastaj filloni t’i ngrini dhe t’i ulni vidhet. Anthony thotë se nëse duhet të zgjidhni një ushtrim i cili është më efikas, është ky.

4. Ngritja e peshave
Ngritja e peshave është diçka që shumicën e femrave e frikëson, mirëpo është ushtrim i domosdoshëm nëse dëshironi t’i arrini qëllimet tuaja në fitness.

5. Fitnesi patjetër duhet të jetë qëllim juaji jetësor
Bëjeni fitnesin pjesë të stilit tuaj të jetës, le të bëhet ai pjesë e përditshmërisë suaj.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA