Luani i bardhë shfaq me krenari stilin ekstravagant të flokëve në rezervatin afrikano-jugor (Fotot)

24/11/2020 15:13

Ky luan i bardhë në një rezervat në Afrikën e Jugut duket qartë që krenohet me stilin e ti “ekstravagant të flokëve”.

Predatori spektakolar i quajtur Moya, po i shfaqej publikut në rezervatin Glen Garriff, i cili me pamjen e leshit të tij të kuruar linte në hije edhe luanët më të famshëm si Aslan i filmit Narnia, apo Mufasa i Lion King.

Luani i rrallë gjashtë-vjeçar u fotografua nga britaniku Simon Needham, i cili thotë se kur pa përherë të parë Moya u shokua nga pellushi i tij.

“Unë i adhuroj të gjitha kafshët por pellushi i Moya më habiti sapo hodha sytë mbi të”, tha ai.

Simon thotë se me fotografitë e tij të Moya shpreson të rrisë ndërgjegjësimin për fatin e luanëve në botën e egër.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel