Edhe pse mbështetjen kryesore e ka te vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje edhe për miliona doza të vaksinës së suksesshme të Moderna-s.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen njoftoi vulosjen e ujdisë për 160 milionë doza. Marrëveshja tani pret vetëm aprovimin zyrtar të ekzekutivit të bllokut evropian.

“Vaksinimi mund të ndihmojë dhe është thelbësor për këtë pandemic dhe unë kam lajme të mira. Jam e lumtur të njoftoj se do të firmosim një kontratë të re për të shtuar një tjetër vaksine antiCovid në portofolin tonë të vaksinave”, u shpreh Von der Leyen

Von der Leyen u shpreh më herët se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajit dhjetor, nëse gjithçka shkon mirë. Dozat e siguruara do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve.

Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve tjera me të ardhura të vogla apo mesatare. Përpos përgjegjëSIsë që blloku ndjen për rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe lidhjeve përkatëse, në Bruksel si arsye për t’iu ndihmuar me vaksina është edhe ndikimi që përhapja e koronavirusit mund të ketë nga këto vende në BE dhe anasjelltas.

 

Top Channel