Moti i keq godet Italinë, rrëshqitjet masive të dheut shkatërrojnë një banesë gjatë natës, autoritetet në kërkim të dy të zhdukurve
Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.
Kreu i Tesla kishte rritur dje pasurinë e tij në $127.9 miliardë pas rritjes rekord të vlerës së aksioneve të makinave të tij elektrike, njoftonte agjencia Bloomberg Billionaires e cila gjurmon ecurinë e 500 njerëzve më të pasur të botës.
Për rreth dy orë Musk ishte mbi Bill Gates në indeksin e milionerëve, kur pasuria e kreut të Microsoft llogaritej në $127.7 miliardë. Leximet e sotme të indeksit Bloomberg i vendosnin të dy në barazim me $128 miliardë secili.
Pasuria e Musk është e lidhur drejtpërdrejt me fatin e Tesla, në të cilën raportohet se zotëron 20%, të aksioneve sipas Bloomberg.
Në vitin 2020, aksionet e Tesla janë rritur në 524%. Aktualisht kreu i rrjetit Amazon, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë me $182 miliardë.
Përveç Tesla, Musk kujdeset edhe për grupin hapësinor SpaceX, i cili së fundmi misionin e Nasas drejt stacionit ndërkombëtar hapësinor.
Ai është gjithashtu baba i gjashtë fëmijëve dhe drejtues i Fondacionit Musk, organizata e kërkimeve për energjinë e rinovueshme, pediatrinë dhe njerëzit në hapësirë, shkruan CNN.
Top Channel