Helsinki, i cili ishte kursyer mjaft nga pandemia e koronavirusit, tani po fut kufizime të reja për shkak të shfaqjes së infeksioneve, njoftoi sot kryetari i bashkisë Jan Vapavuori.

Shkollat e mesme, bibliotekat dhe pishinat do të mbyllen dhe ngjarjet publike do të ndalohen plotësisht për shkak të situatës “shqetësuese”, tha kryetari i bashkisë sot në konferencën për shtyp.

“Ne sugjerojmë që të përdoren të gjitha masat që janë në kompetencën e bashkisë,” tha ai, duke shtuar se data e hyrjes në fuqi e atyre masave do të shpallet në fund të javës.

Top Channel