Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë Austria raportoi sot një numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orë, 118 humbje jete.
Gjatë së njëjtës periudhë, u regjistruan 4.377 raste të reja të infeksionit me koronavirus, që është një rënie e konsiderueshme krahasuar me dhjetë ditët e fundit, por numri i vdekjeve është rekord.
Austria ka pasur më shumë se 6.000 infeksione të reja në dy javët e fundit dhe rënia aktuale tregon se masat kufizuese kanë filluar të hyjnë në fuqi.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka filluar përgatitjen e një plani për një vaksinim gjithëpërfshirës kundër koronavirusit.
Në ditët e kaluara, u porositën pajisjet e nevojshme për vaksinim, në vlerën e dy milionë eurove, ndër të cilat ka shiringa në vlerë prej rreth 430.000 euro.
Top Channel