Ariana Grande

Këngëtarja Ariana Grande nuk është e njohur vetëm për këngët e saj, por edhe për stilin e veçantë të flokëve.

Nëse dikush di se si të rregullojë një bisht fiks si i i këngëtares, ai është Josh Liu. Ai ka shoqëruar Arianën në disa koncerte dhe ka punuar me flokët e saj në disa videoklipe si Positions, Thank You, Next, 34+35 etj.

Stilisti Josh Liu ka treguar hap pas hapi si të stilosh flokët e Ariana Grande-s.

Hapi 1:

Nëse keni flokë super të drejtë, kaloni direkt në hapin e dytë. Nëse jo është jashtëzakonisht e rëndësishme të siguroheni që t’i keni flokët plotësisht të drejta, pa valëzime apo onde.”

Hapi 2:

Vendosni flokët në një bisht të lirshëm në drejtimin e përgjithshëm që dëshironi të qëndrojë bishti. Më pas, mund të aplikoni një produkt për zbutjen e flokëve, që bishti të duket sa më i lëmuar.

Hapi 3:

Lëshoni flokët dhe krihini ato lehtësisht. Sigurohuni që pjesa e flokut rreth kokës të jetë e njëtrajtshme, pa gunga.

Hapi 4:

Pjesa më e rëndësishme: kapja e flokëve. Ju duhet një llastik i fortë dhe elastik, por që edhe mos t’ju dëmtojë shumë flokët, duke këputur fijet. Ai rekomandon kapjen e lidhësit të flokëve dy herë rreth dorës dhe më pas kalimit të tij në bisht, duke e tërhequr sa më shumë. Më pas, do të merrni disa fije nga bishti juaj dhe do t’i sillni ato përreth lidhësit të flokëve, për ta mbuluar atë.

Hapi 5:

Tani është koha të punoni me vëllimin.“Unë rekomandoj të shtoni shampo të thatë, pasi jep zakonisht një efekt volumi në flokë. Më pas aplikoni llak”, tha ai.

Nëse jeni të paqarta në lidhje me përshkrimin e punës nga stilisti mund të shikoni videon për ta pasur më të lehtë.

Top Channel