Lidhja e Princit William dhe Kate Middleton u vulos me puthjen e tyre të paharrueshme në ballkonin e Pallatit Buckingham në 2011. ‘Daily Mail’ ka publikuar një artikull ku tregon si nisi lidhja e Princit me Kate.

Ata u njohën në vitin 2001 kur të dy ndiqnin Universitetin St. Andrews, në Skoci, ku Kate tërhoqi vëmendjen e William veshur me një fustan transparent. Taboidi britanik shkruan se fustani i Kate kushtonte 30 paund, ndërsa Princi kishte paguar 200 paund vetëm për të ndjekur sfilatën e shkollës.

Ata u ndanë njëherë në prill të 2007-ës, por u bashkuan përsëri pas disa muajsh. Princi William i Britanisë shpalli zyrtarisht fejesën me të dashurën e tij Kate në vitin 2010. William është trashëgimtari i dytë në radhë i fronit të Anglisë, pas babait të tij, princit Charles.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel