Punonjësit me Covid-19/ Plas kaosi në aeroportin e Shanghai-t

23/11/2020 14:07

Aeroporti më i madh ndërkombëtar i Shanghait u përfshi nga kaosi kur autoritetet urdhëruan një testim masiv pas lajmeve se 7 punonjës kishin rezultuar pozitivë me Covid-19.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes, autoritetet urdhëruan që të gjithë punëtorët e shërbimit cargo e të tjerët që ndodheshin aty të bënin testin brenda natës, dhe për këtë qëllim, u ngrit një zonë e përkohshme testimi në katin e dytë të një garazhi, kur u bllokuan sakaq me qindra vetë.

Pamjet filmike dhe foto që qarkulluan në mediat sociale në Kinë treguan me qindra njerëz duke u shtyrë në garazh, dhe disa punonjës shëndetësorë të veshur me të bardha të cilët kishin krijuar një kordon njerëzor dhe përpiqeshin t’i mbanin aty. E gjithë kjo, në një kohë kur insistohet mbi nevojën e distancimit social, si një prej masave kryesore mbrojtëse nga koronavirus.

Deri mëngjesin e së hënës, në aeroport ishin mbledhur 17.700 kampionë, dhe nga 11.544 që u testuan, dolën të gjitha negativë. Kina ka ndjekur linjën e tolerancës zero ndaj pandemisë që nisi pikërisht prej saj, e të cilën në masë të madhe, ka mundur të vërë nën kontroll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA