Skena e American Music Awards e mbajtur mbrëmjen e djeshme u krenua nga një sërë performancash, por ajo që solli më shumë reagime ishte e Jennifer Lopez dhe Malumas.

Dy yjet latin erdhën me duetin e tyre “Pa ‘Ti + Lonely”, kënduar live për herë të parë, e cila është gjithashtu kolonë zanore e filmit të tyre të ardhshëm, “Marry Me”.

E gjithë performanca ishte një bashkim perfekt i dritave, koreografisë dhe kimisë mes J Lo dhe Maluma, por sipas Page Six, ABC Entertainment, kanali që transmetoi AMAs, ishte shumë pranë censurimit të performances.

Page Six raportoi gjithashtu se kompania kishte patur presion dhe mbi performancën e Megan Thee Stallion, që Glamour e quajti “ikonike”.

Kimia mes tyre ishte shumë e fuqishme e ndikuar nga perfomanca e JLo dhe format e saj të admirueshme. Disa mendojnë se performance e tyre ishte e bukur por ka dhe nga ata që e mendojnë të ekzagjeruar.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel