Modelja  njohur, Kelly Brook, feston sot 41-vjetorin e lindjes. E për ditën e saj të veçantë, ajo zgjodhi që të realizonte disa foto të bukura, tërheqëse dhe provokuese në pishinë.

“The Sun” shkruan se ajo ka pozuar e veshur me bikini ngjyrë blu për kalendarin e saj për vitin 2021.

Me gjoksin në plan të parë dhe me linjat trupore seksi, bukuroshja tha se tashmë ndihej rehat nën lëkurën e saj.

“Rreth të njëzetave isha shumë ambicioze dhe po e jetoja jetën në maksimum, duke kaluar një kohë të mrekullueshme.

Në të tridhjetat e mia isha shumë e stresuar për për t’u bërë me fëmijë, për t’u martuar, se ku isha në lidhje me karrierën dhe se ku do të jetoja.

Në të dyzetat çdo gjë është më mirë, ju jeni gjallë, keni gjetur një punë dhe keni një të dashur”, – u shpreh modelja.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel