Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, zyrtarisht si çift në tapetin e kuq.

Aktorja amerikane Megan Fox ka bërë paraqitjen e saj në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve American Music Awards 2020, përkrah këngëtarit 30-vjeçar Machine Gun Kelly, me të cilin është e lidhur prej disa muajsh. Ylli hollywood-ian u nda pas dhjetë vitesh martese me aktorin Brian Agustin Green, me të cilin ka dhe tre fëmijë, majin e kaluar. Në deklaratën zyrtare për shtyp, Brian u shpreh se fëmijët do të ishin gjithmonë prioriteti i tyre edhe pse të ndarë.

“Përsa i përket familjes, ajo që ndërtuam është vërtetë e bukur dhe e veçantë. Kështu që do përpiqemi të mos e humbasim. Do jemi gjithmonë një front i bashkuar për fëmijët tanë. Do të bëjmë pushime në familje”, kishte thënë aktori.

Por tonet u ashpërsuan, pasi Brian ndryshoi mendim, në momentin që Megani filloi të frekuentonte reperin Machine Gun Kelly. Kur aktorja publikoi foton me partnerin e ri, në rrjetet sociale me fjalinë “një djalë jashtëzakonisht i bukur, zemra ime është e jotja”, përgjigja e Brianit ishte po aq e drejtpërdrejtë sa ajo e Meganit.

Ai publikoi foton e 4 djemve të tij, përfshirë këtu dhe djalin me ish- partneren aktoren Vanessa Macil, duke iu përgjigjur flakë për flakë ish- bashkëshortes me përshkrimin e fotos: “Djem jashtëzakonisht të bukur. Zemra ime është e juaja”.

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel