Ish-Missi Valbona Selimllari, ishte e ftuara e gazetarit Ervin Kurti në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”. Mbi një traktor e duke punuar tokën, Valbona nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese të Ervinit.
Gazetari e pyeti për djalin Denin dhe a ka gjetur ai tanimë një shoqe. Valbona konfirmoi se po dhe shtoi se ajo do të jetë një vjehrrë shumë e mirë.
“Lum ajo që do të vijë në derën time”, tha Valbona.
E para e ka një shoqe e kam një eksperiencë. Nuk e di. Nuk ka rëndësi bukuria e njeriut, nuk dua të më vij në shtëpi një vajzë e bukur, një vajzë e mirë. Unë do e dua sido që të jetë nëse e don Deni.
Ai do të jetojë, ai do të jetë i përgjegjshëm, unë do jem ta mbështes sa herë të jetë nevojë. Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe.
Top Channel