
“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.
Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur.
Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.E para që performoi në skenë ishte ish-Missi, Xhensila Pere. Juria nuk arriti që ta gjente atë dhe e përgëzuan për format e hijshme trupore.
Ndërkohë, e dyta, e cila ishte Dorina Mema, ishte tepër e lehtë për jurinë, kjo falë njohjeve me dy prej pjesëtarëve të saj, Zajmina Vajsiarin dhe Olti Currin. Por një sfidë më vete për jurinë ishte performancë e realizuar nga ish-Banorja e Big Brother, Olta Sheta.
Edhe pse ajo u paraqit pa maskë, por e ndryshuar tërësisht në pamje, juria nuk arriti të gjente bukuroshen tanimë bionde.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel