Juventus fiton në ndeshjen e tij në mbrëmjen e së shtunës ndaj Cagliarit me rezultatin dhe për momentin e sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit.
Protagonist absolut për Zonjën e Vjetër u bë Cristiano Ronaldo, autor i 2 golave të shënuar që në pjesën e parë në harkun e vetëm pak minutave. në minutën e 38 Ronaldo i dha avantazhin Juventusit me një gol të shënuar në hyrje të zonës, ndërsa në të 42, shënoi me një gjysmë akrobaci pas një goditje këndi për të çuar rezultatin në 2-0 që qëndroi i tillë deri në fund të 90 minutshit me rezultatin 2-0 fitoi edhe Lazio ndaj Crotones në një ndeshje që për momentin u vu në dyshim për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Skuadra e Inzaghit e dominoi këtë ndeshje duke marrë në këtë mënyrë këtë fitore të rëndësishme. Immobile në minutën e 21 i dha avantazhin skuadrës bardhekaltër, ndërkohë që në të 58 Correa mbylli llogaritë e ndeshjes duke fiksuar rezultatin 2-0.
Atalanta duket se e ka humbur prekjen magjike. Skuadra bergamaske nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në fushën e Spezias, një rezultat ky që e mban atë larg vendeve të para të renditjes. në Orogel Stadium pjesa e parë e sfidës ishte e ekuilibruar ku rastet për t’u shënuar ishin shtyllat e Farias dhe Zapatës. në pjesën e dytë, Atalanta e rrit ritmin e lojës së saj teksa sheh që t’i anulohet edhe një gol i Gosens nga ana e sistemit VAR.
Top Channel