
24/02 19:13
Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, këtë të diel ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të. Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka ndarë një seri imazhesh nga festa e madhe e realizuar me rastin e ditëlindjes.
“Vajza e ditëlindjes, ditë e gëzuar”, ka shkruar Era bashkëngjitur me një foto të saj ku shfaqet duke qeshur, dhe menjëherë kanë vërshuar komentet e shumta që e kanë uruar me rastin e ditës së saj të veçantë.
Nuk kishte të mungonte një performancë nga vetë Era, e cila ka kënaqur të ftuarit me zërin e saj të ëmbël.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot nga festa:
Top Channel