“Beauty”, nuk është vetëm sfida e të bukurës, por edhe vendi ku lindin ndjenja e simpati.
Kjo mesa duket ka ndodhur brenda konkurrentëve, më konkretisht mes Ermelaos dhe Anxhit, të cilët mesa duket kanë një tërheqje për njëri-tjetrin. E gjitha e ka fillesën disa javë më parë, kur Ermelao, u shkëpuste nga vendi i tij i punës dhe u afronte tek Roku dhe Anxhi, me qëllim “ngacmimin” e kësaj të fundit.
Këtë javë, Roku dhe Ermelao kanë shkëmbyer partnerët e tyre në sfidë. Malvina, e cila më herët ishte në konkurrim së bashku me Ermelaon është bashkuar me Rokun, ndërsa Anxhi, ish-partnerja e Rokut, është pozicionuar në krahë të Ermelaos.
Sfida e tyre për këtë javë, e cila konsistonte në realizimin e një luftëtareje, u vlerësua së tepërmi nga juria e përbërë nga Suela Cungu dhe Daniela Kabo. Ndërsa dhe vetë dyshja konfirmoi se ndihen mjaft komodë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Top Channel