Një punonjës i agjencisë pyjore është vrarë dhe një tjetër është plagosur kur grupi i tyre shkoi për të ndihmuar fshatarët e sulmuar nga një tufë elefantësh në zonën e Chandil në Indi.
Kafshët gjigande kishin shkelur për vdekje një roje pyjore 45 vjeçar dhe kishin plagosur një tjetër.
Kreu i rojeve pyjore Ashok Kumar tha se zyrtarët kishin shkuar në zonë pas thirrjeve të fshatarëve se elefantët kishin sulmuar shtëpitë duke dëmtuar ushqimet e magazinuara në hambarë.
“Viktima Haricharan Mahato ishte drejtuesi i grupit të formuar për largimin e elefantëve nga komuniteti në rrëzë të kodrës, ndërsa i plagosuri po trajtohet në spitalin e Tata Main në Jamshedpur, pasi kishte tentuar të ndihmonte kreun e rojeve. Dyshohet se elefantët kishin konsumuar mahua (pija alkoolike vendase)”, tha ai, duke shtuar se kjo është një sjellje e pazakontë pasi kafshët nuk i sulmojnë punonjësit pyjorë, të cilët janë të trajnuar për larguar kafshët përsëri drejt pyllit.
Kreu i policisë së Chowka, Satyaveer Singh tha se një hetim ka nisur për zbulimin e shkaqeve të sakta të incidentit. Në gjashtë muajt e fundit tre njerëz kanë vdekur në pyjet e Chandil dhe Kharasëan në Indi, nga përplasjet me tufat e elefantëve.
Top Channel