Elbasan – Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur sot në Elbasan ku një qendër Shëndetësore u sulmua me gurë.

Sipas policisë është vënë nën hetim shtetasi, A.B banues në Elbasan,  pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat  e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë  për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan,  pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat  e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA