Jonuz Dedja dhe Gëzim Karaj, dy minatorë kryefamiljarë sot i janë drejtuar Zyrës Vendore të Punësimit për të gjetur zgjidhje.

Ata si shumë minatorë në galeritë e kromit të Bulqizës, Martanesh, Tërnovë dhe Mat po përjetojnë vështirësi për shkak të pandemisë. Rreth 80% e subjekteve minerare në rrethin e Bulqizës kanë raportuar vështirësi si pasojë e mungesës së tregut ndërkombëtar dhe uljes së çmimit të kromit.

Pasojat janë shkurtime nga puna dhe vonesa page. Minatorët e papunë, ashtu si Jonuzi dhe Gëzimi drejtohen në dyert e institucioneve për të kërkuar punë. Sipas drejtoreshës së Zyrës Vendore të Punësimit Bulqizë, Jetmira Doda, numri i punëkërkuese ka ardhur në rritje. Ajo shprehet se si pasojë janë shtuar edhe kërkesat për ndihmë ekonomike.

Drejtoria e Tatimeve Dibër bën me dije se situata e krizës ekonomike ka çuar në vështirësi edhe në pagesat tatimore nga ana e subjekteve minerare.

Top Channel