Ana dhe Fatjoni, dukeshin si dyshja që nisi shkëndijat e para të një pëlqimi.

Dyshja e deklaroi hapur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe realizuan disa takime së bashku. Por, teksa takimet avanconin, djali nisi të tregonte pakënaqësitë e tij kundrejt Anës.

Fatjoni i kërkoi bukuroshes që të mos jetë aq e përkëdhelur me meshkujt e tjerë, kërkesë kjo që u pranua nga 24-vjeçarja, e cila tha se për të është e gatshme të ndryshojë.

Por sipas Fatjonit, ndryshimi i Anës nuk ndodhi, e për këtë arsye ai nisi të “ftohej” në sjellje me të. Ndërkohë, puntatën e kësaj të premteje, Melisa dhe Fatjoni realizuan një takim romantik, ku nuk nguruan të putheshin e përqafoheshin, ndonëse ishte vetëm takimi i tyre i parë.

Këto sjellje e lënduan jo pak Anën, e cila shkoi deri aty sa deklaroi se sipas saj Fatjoni e shikon Melisën si një “objekt seksi”. Ndërkaq, Ana kishte paralajmëruar më herët, se kishte mbajtur shënim të gjithë sjelljet e Fatjonit kundrejt saj, e pikërisht puntata e stome ishte koha e duhur kur ajo do i zbulonte shënimet.

Teksa nisi të lexonte shënimet, minutat e emisionit nuk premtuan që ajo të përfundonte ç’kishte shkruar, për këtë arsye, moderatorja Bora Zemani lajmëroi se deklarata e Anës do të shtyhej për të hënën.

Në këtë moment ndodh e papritura. Ana, ngrihet nga poltroni i saj, godet me shuplakë Fatjonin dhe largohet nga emisioni, duke e lënë të paqartë të ardhmen e saj në emisionin e dashurisë.

 “Po e nis që nga dita që unë deklarova të ndryshoja copëzat që ti nuk pëlqeje tek unë. Ti ma shpërbleve duke më thënë jam në pritje të vajzave të reja. Në vend që të prisje për vajzat e reja, ti duhet të më jepje mundësinë, siç nuk ma dhe.  Të më thoje ti që do të ndryshoj për ty do të prisja, do të jepja kohë, minimumi që do kisha bërë”, pjesë nga shënimet e Anës.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel