Kërcënim nga Irani, SHBA zhvendos 10 avionë ushtarakë nga Britania dhe ngre alarmin në dy baza ajrore Një zyrtar palestinez sot paralajmëroi për rritje të numrit të rasteve me koronavirus (COVID-19) midis të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.
“Rreth 100 të arrestuar aktualisht janë të prekur nga koronavirusi”, tha për AA, Qadri Abu Bakr, kreu i Komisionit të Çështjeve të të Burgosurve dhe ish-të Burgosurve Palestinezë.
Ai shtoi se “Frika po rritet lidhur me përshkallëzimin e numrit të të infektuarve, si rezultat i neglizhencës së qëllimshme të administratës së burgut izraelit”.
Bakr vazhdoi duke thënë se masat e marra nga të gjitha burgjet izraelite janë të kufizuara në ofrimin e limonit dhe qetësues të dhimbjeve të të infektuarve dhe izolimin e tyre në qeli të veçanta.
Zyrtari palestinez nxiti bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime për të shpëtuar të burgosurit.
Ai tha se udhëheqja palestineze u ka dërguar mesazhe institucioneve ndërkombëtare, konsujve dhe ambasadorëve në të gjithë botën për të ndërhyrë për lirimin e fëmijëve, të moshuarve dhe të burgosurve të sëmurë.
Sipas shifrave palestineze, numri i përgjithshëm i të arrestuarve palestinezë në burgjet izraelite që u infektuan me koronavirus është rreth 130, përfshirë 30 që janë shëruar.
Shifrat palestineze tregojnë se rreth 4.500 palestinezë, përfshirë 40 gra, 170 fëmijë dhe 700 pacientë, aktualisht mbahen në institucionet e paraburgimit në Izrael./AA/
Top Channel