Një rreshtere policie që postonte foto provokuese nga destinacione ekzotike kur ishte me pushim nga doktori, është larguar nga puna duke fajësuar kolegët për ‘bulizëm’.

Leanne Carr, e cila më parë ishte njefarë ‘imazhi’ për policinë e Lincolnshire në Britani pas 14 vjetëve në shërbim, njoftoi dorëheqjen në mediat sociale.

35-vjeçarja joshëse shkaktoi debate në 2018 kur dolën në dritë fotot e pushimeve të saj gjatë udhëtimeve në Tailandë, Qipro, Austri e Afrika e Jugut, kur ishte me leje të gjatë per arsye shëndetësore.

Rreshterja ishte shfaqur më parë në materialet promocionale të policisë së Lincolshire në Britani, ndërsa më vonë publikonte fotot ku mbulonte gjokset e bëshme vetëm me dy kokrra ananasi, ose duke i shtriqur në plazh.

Duke komentuar në Instagram lajmin e fundit, ajo tha: “Bulizmi, ngacmimet dhe viktimizimi nuk bëjnë me mua.”

“Pas 14 vitesh shërbimi në polici, kam vendosur t’i mbyll derën negativitetit që kam vuajtur nga kolegët e mi, për të mbrojtur shëndetin tim mendor. Rreshterja/ Inspektore Leanne Carr po lë punën për her të fundit. Natënemirë.”

Kolegët e saj kishin reaguar ashpër ndaj fotove ekzotike që ajo postonte.

Një oficer komentonte asokohe: “Kjo është një oficere e vjetër policie – një rreshtere me rrogë 45,000-paundë në vit – nuk mund të postojë foto të tilla.’

“Në çdo fotografi ajo thuajse nuk ka veshur asgjë dhe disa nga pozat janë shumë sugjestionuese”.

FOTO GALERI
1/10
Një rreshtere policie postonte foto provokuese nga destinacione ekzotike kur ishte me pushim nga doktori

Top Channel