Kompania farmaceutike Pfizer sot njoftoi se u ka kërkuar rregullatorëve të SHBA-së që të lejojnë përdorimin urgjent të vaksinës së saj kundër COVID-19, me të cilën do të niste një proces që mund të sillte dozat e para të kufizuara që nga muaji tjetër.

Megjithatë, shumë ekspertë pretendojnë se kjo është e mundur vetëm pas një dimri të gjatë dhe të ashpër.

Kërkesa erdhi disa ditë pasi Pfizer Inc. dhe partneri i saj gjerman BioNTech raportoi se analizat treguan se vaksina e tyre ishte 95 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes, qoftë të lehtë apo të rëndë të COVID-19.

Kompanitë potencuan se mbrojtja dhe të dhënat e mira të sigurisë nënkuptojnë se vaksina duhet të raportohet për aprovim të menjëhershëm, të cilin Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) e SHBA-së mund të miratojë para se testi të përfundojë plotësisht. Me aplikimin në FDA, kompanitë tashmë kanë filluar procesin e aplikimit në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe synojnë të paraqesin informacione të ngjashme së shpejti.

Përderisa numri i personave të infektuar me koronavirus po rritet në SHBA dhe në botë, gjithashtu rritet dhe presioni mbi rregullatorët për të marrë një vendim të shpejtë.

“Ndihma është rrugës”, tha Anthony Fauci, eksperti amerikan i sëmundjeve infektive përpara njoftimit të Pfizer sot, duke theksuar se është shumë herët për të hedhur maskat ​​dhe masat e tjera mbrojtëse:

“Ne duhet të dyfishojmë masat e shëndetit publik ndërsa presim që të vijë ndihma”, tha ai.

Kërkesa nxiti një zinxhir ngjarjesh sot ndërsa FDA dhe këshilltarët e saj të pavarur diskutojnë nëse vaksina është gati. Nëse ata vendosin që është, një komision tjetër qeveritar do të duhet të marrë të njëjtin vendim në mënyrë që të shpërndajë furnizimet e kufizuara fillestare për qytetarët.

Rreth 25 milionë doza të vaksinës Pfizer pritet të jenë në dispozicion në dhjetor, 30 milionë në janar dhe 35 milionë të tjera në shkurt dhe në mars, thuhet në informacionin e paraqitur nga Akademia Kombëtare e Mjekësisë këtë javë. Marrësit e vaksinës do të marrin dy doza tre javë ndërmjet./AA/

Top Channel