Parkimi katastrofik/ Shoferi i Porsche kalon murin e bie në çatinë e makinës tjetër (video virale)

20/11/2020 16:14

Ky është momenti i pazakontë kur shoferi i një Porsche duket se shkel pedalin e gazit në vend të frenave dhe kalon murin, për të rënë sipër një makine tjetër teksa parkonte.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin parkimin katastrofik në një rrugë të qetë rezidenciale në Britani.

Shoferi i makinës Porsche Taycan – të cilat janë makina tërësisht elektrike dhe kushtojnë rreth 150 000 euro – shkel frenat në vend të gazit, në videon e publikuar nga kompania e emergjencës automobilistike.

Fillimisht Porsche godet një mjet fuoristradë të parkuar dhe më pas shihet që shton shpejtësinë drejt një shtëpie të veçuar dhe më pas bie nga muri  i saj në një makine të parkuar.

Nuk duhet me saktësi se ku apo kur ndodhi incidenti por pamjet janë bërë ‘hit’ në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel