E ardhmja e Joachim Loew në stolin e Gjermanisë mund të vihet sërish në dyshim nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit në një takim të radhës mes tyre.

Sipas të përditshmes ‘Bild’, në qeverinë e futbollit gjerman ka një përcarje në opinione pas zgjedhjes së bërë për të konfirmuar për momentin qëndrimin e Loeë në stolin e 4 herë kampionëve të botës pas humbjes poshtëruese 6-0 ndaj Spanjës.

Ndërkaq, në një sondazh të kryer nga ‘Kicker’, 90% e personave që morën pjesë ishin për shkarkimin e Joachim Loeë nga drejtimi i përfaqësueses gjermane. Por ka dy faktorë që e ndihmojnë Loeë që të mbajë postin e tij në drejtimin e Gjermanisë.

Faktori i parë është mungesa e një trajneri të nivelit të lartë për të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës gjermane. Jurgen Klopp dhe Hansi Flick, kandidaturat më të përmendura, janë në kontratë me klubet e tyre respektive, Liverpool dhe Bayern, ndërsa Rangnick që është i lirë, nuk bind plotësisht drejtuesit e Federatës gjermane te Futbollit. Faktori i dytë që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Loeë është fakti që Gjermania në mbi 100 vjet histori ka pasur 10 trajnerë dhe cdo ndryshim është bërë pas dështimeve të bujshme të ndodhura në kampionate botërore apo evropiane.

Megjithatë pavarësisht këtyre faktorëve, askush te bordi drejtues i Federatës nuk e garanton qëndrimin e Joachim Loeë në drejtimin e Gjermanisë

Top Channel