Kërcimi sensual kishte një qëllim, të shënjestronte të preferuarin e saj tek djemtë konkurrentë, Fatjonin.

E kemi fjalën për Melisën, vajzën e cila e ka shprehur hapur pëlqimin për 26-vjeçarin dhe e kërkoi sistematikisht një takim me të. Takimi ndodhi, por Melisa nuk u shfaq tepër e përqendruar në bisedë.

Në një moment, ajo kërkoi që takimi të ndërpritet, pasi një problem personal, që ajo nuk preferoi ta ndante, kishte influencuar tek ajo. Fatjoni, tha se e mirëkuptoi Melisën në atë situatë dhe shtoi se u mendua t’i jepte mbështetjen e tij.

Melisa: Ishte një ditë e ngarkuar, më kishte ndodhur një gjë personale, nuk preferoj të flas. Jam person që i përjetoj gjërat dhe ndoshta në atë moment që u qetësova, isha me Fatjonin në mendime dhe ide, por kisha diçka personale që nuk mundesha.

Fatjoni: Unë se bëra në asnjë moment të ndihej e ftohtë. E kuptova Melisën, qëndruam në një moment pauzë dhe rifilluam prapë. Unë i ofrova mbështetjen time.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel