Kamera me detyrim në dhomën e gjumit/ Kompania call center, urdhër për ata që punojnë nga shtëpia

20/11/2020 20:02

Kompania Teleperfomanca disa ditë më parë punonjësve të saj u ka kërkuar instalimin e kamerave në shtëpitë e tyre.

Besmir Malo, prej 5 vitesh është operator telefonik pranë Teleperfomacës, që prej muajt prill ai punon nga shtëpia, ku jeton me prindërit bashkëshorten dhe 2 fëmijët e vegjël. Mungesa e hapësirës në shtëpi e ka detyruar kryefamiljarin të punojë në dhomën e gjumit.

Monitorimi i punës bëhej nepërmjet programeve kompjuterike. Por erorët e Besmirit kanë kërkuar që monitorimi të bëhet edhe vizualisht, pra nëpërmjet kamerave.

” Një kërkesë e tillë nuk më duket normale, së pari nga mënyra e komunikimit që u bë 5 ditë më parë. Na është kërkuar të përgatisim ambientin. Unë nuk besoj se kemi kushtet  të kemi një dhomë posaçërisht për punën, praktikisht unë e kam vendosur në mes të shtëpisë në dhomën e gjumit dhe të fëmijëve’, tha Besmir Malo, punonjës i Teleperformancës.

Sipas Kreut të Sindikatës të Solidaritetit, kompani Teleperformaca I kishte nën kontroll punonjësit e saj edhe pa prezencën e kamerave.

” Patjetër që Teleperfomanca ka të gjitha metodat e nevojshme për të monitoruar punë e punonjësve nga shtëpia , pa pasur nevojë të jetë prezenca e kameras. Një nga sistemet që përdor Teleperfomanca është balckboard, në të cilën kontrollon operatorin në kufje. Kontrollon monitorin e punës, shtypjen e tastierës dhe lëvizjen  e mausit. Pra çdo proces punë s’është i monitoruar pa patur nevojën e kamerave. ” tha Tonin Preci, kreu i sindikatës së Solidaritetit.

Kur puna e Besimirit u zhvedos në shtëpi ai nënshkroi një kontratë, por që në të nuk citohej se kamera duhej mbajtur ndezur gjatë 8 orarëshit.

” Shërbimin e kameras në këtë kontratë e kam si pajisje, por jo se do ta përdor për punë gjatë gjithë kohës. Ka qenë një komunikim vetëm në raste trajnimi, ose komunikimi për mbravajtjen e punës. ” tha Besmir Malo, punonjës i Teleperformancës

 Sipas sindikatës vendosja e kamerave në ambiente private su dhoma gjumi është cënim i privatësisë, nësë denoncimi i sindikatës nuk përkrahet nga institucionet shtetërore, atëherë do t’i drejtohen gjykatës.

” Ligji për mbrotjne e dhënave personale shkelet sepse në këtë ligj citohet se  përdorimi i kamerave përdoret vetëm në ambiente të përbashkëta. Pa ezauruar të gjithë hapat e nevojshëm me komisionerin, inspektoriatit nuk do të shkojmë në gjykatë. në të kundert po”,  tha tonin preci, kreu i sindikatës së Solidaritetit.

 Kompania Teleperfomanca disa ditë më parë punonjësve të saj u ka kërkuar instalimin e kamerave në shtëpitë e tyre. Besmir Malo, prej 5 vitesh është operator telefonik pranë Teleperfomacës, që prej muajt prill ai punon nga shtëpia, ku jeton me prindërit bashkëshorten dhe 2 fëmijët e vegjël. Mungesa e hapësirës në shtëpi e ka detyruar kryefamiljarin të punojë në dhomën e gjumit. Monitorimi i punës bëhej nepërmjet programeve kompjuterike. Por erorët e Besmirit kanë kërkuar që monitorimi të bëhet edhe vizualisht, pra nëpërmjet kamerave.

” Një kërkesë e tillë nuk më duket normale, së pari nga mënyra e komunikimit që u bë 5 ditë më parë. Na është kërkuar të përgatisim ambientin. Unë nuk besoj se kemi kushtet  të kemi një dhomë posaçërisht për punën, praktikisht unë e kam vendosur në mes të shtëpisë në dhomën e gjumit dhe të fëmijëve’, tha Besmir Malo, punonjës i Teleperformancës.

Sipas Kreut të Sindikatës të Solidaritetit, kompani Teleperformaca I kishte nën kontroll punonjësit e saj edhe pa prezencën e kamerave.

” Patjetër që Teleperfomanca ka të gjitha metodat e nevojshme për të monitoruar punë e punonjësve nga shtëpia , pa pasur nevojë të jetë prezenca e kameras. Një nga sistemet që përdor Teleperfomanca është balckboard, në të cilën kontrollon operatorin në kufje. Kontrollon monitorin e punës, shtypjen e tastierës dhe lëvizjen  e mausit. Pra çdo proces punë s’është i monitoruar pa patur nevojën e kamerave. ” tha Tonin Preci, kreu i sindikatës së solidaritetit.

Kur puna e Besimirit u zhvedos në shtëpi ai nënshkroi një kontratë, por që në të nuk citohej se kamera duhej mbajtur ndezur gjatë 8 orarëshit.

“Shërbimin e kameras në këtë kontratë e kam si pajisje, por jo se do ta përdor për punë gjatë gjithë kohës. Ka qenë një komunikim vetëm në raste trajnimi, ose komunikimi për mbravajtjen e punës. ” tha Besmir Malo, punonjës i Teleperformancës.

 Sipas sindikatës vendosja e kamerave në ambiente private su dhoma gjumi është cënim i privatësisë, nësë denoncimi i sindikatës nuk përkrahet nga institucionet shtetërore, atëherë do t’i drejtohen gjykatës.

“Ligji për mbrotjne e dhënave personale shkelet sepse në këtë ligj citohet se  përdorimi i kamerave përdoret vetëm në ambiente të përbashkëta. Pa ezauruar të gjithë hapat e nevojshëm me komisionerin, inspektoriatit nuk do të shkojmë në gjykatë. në të kundert po”,  tha tonin preci, kreu i sindikatës së Solidaritetit.

Top Channel