Humbje e dhimbshme! Për herë të parë në vend ndërron jetë një fëmijë nga covid, vetëm 16 muajsh

20/11/2020 13:50

Që nga fillimi i pandemisë në vend kanë humbur jetën 657 qytetarë mes tyre dhe shumë të rinj por asnjëherë deri më sot nuk kishim një jetë fëmije të humbur.

Mësohet se një fëmijë 16 muajsh prej ditësh i intubuar, ka humbur jetën si pasojë e covid.

Fëmija ka qenë i shtruar në repartin infektiv në Pediatrinë e QSUT.

Kujtojmë se prej javësh tashmë në vend po shënohen shifra rekord rastesh të reja, ku ditët e fundit ka kaluar mbi 700.

Po ashtu i lartë ka qenë edhe numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e covid.

Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA