Liam Hemsworth ka shitur shtëpinë e tij, pas ndarjes nga bashkëshortja, këngëtarja Miley Cyrus.

Aktori australian ka mbyllur një kapitull tjetër në marrëdhënien e tij të mëparshme me artisten.

Ai së fundmi ka shitur pronën në Malibu për 3.6 milionë dollarë, në të cilën jetoi me Cyrus, pasi shtëpia u shkatërrua nga zjarri ‘Woolsey’ në vitin 2018, ku u dogjën 96,949 hektarë në Kaliforninë Jugore.

30- vjeçari e bleu shtëpinë për gati dy herë, duke paguar 6.8 milionë dollarë për shtëpinë e stilit të fermave të viteve 1950 përsëri në 2014.

Hemsworth u zgjerua mjaft shumë në pronën që bleu ku përfshihet një studio muzikore si dhe një studio shkrimi.

Cyrus, publikoi këngën “Malibu” në vitin 2017, në të cilën kishte folur në lidhje me Liam dhe ndërtimin e jetës së tyre së bashku. Ata ishin bashkë për më shumë se një dekadë, ndërsa u ndanë në gusht të vitit të kaluar.

 

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel