Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dha disa detaje të tjera mbi gjetjen e eshtrave në në Kizhevak të Serbisë, të cilat dyshohet se i përkasin shqiptarëve të Kosovës.

Eulex sqaroi se mbetjet janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertë të tij të Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, thuhet se specialistët e vet kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 dhe këtë vit pati përparime në sajë të falë shfrytëzimit të fotografive nga ajri.

“Problemi ishte se këto janë zona guroresh të mëdha dhe peizazhi atje ka pësuar ndryshime të vazhdueshme me kalimin e kohës për shkak se gurorja ka qenë ende në përdorim për disa vite”.

Zëvendësdrejtorja e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Tarja Formisto u ka bërë thirrje edhe një herë të afërmve të gjithë personave të pagjetur që të japin kampione gjaku për të lehtësuar procesin e identifikimit. Që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër zona të ndryshme janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë në vitin 1999.

Top Channel