Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare 09/10 20:55
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, mori vëmendjen e miliona fansave me veshjen e saj në shfaqjen e “Graham Norton” të enjten.
25-vjeçarja mori vëmendjen me një fustan ngjyrë argjendi në formën e një pelerine. Ndërsa flokët e kapur dhe buzëkuqi i lehtë që ia theksonte më shumë tiparet e këndshme, i dhuruan më hijeshi pamjes së saj.
Këngëtares gjithashtu iu bashkuan aktori Hugh Grant, komediani Romesh Rangananthan dhe Nigella Laëson.
Performanca e Duas vjen pas thirrjeve për të bindur fansat që të bashkohen me të në koncertin e saj virtual.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel