Përplasjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duket që nuk e kanë kaluar lehtë. Polemikat e ndërsjellta ndërmjet tyre për çështjen e të pagjeturve kanë vazhduar edhe sot.
Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Gazmend Gjyshinca kërkoi dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pasi vlerësoi se deklaratat e djeshme të tij janë skandaloze për të pagjeturit.
Por shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Abren Gashi tha se tema e të pagjeturve është e ndejshme dhe nuk duhet të politizohet.
Këto deklarata deputetët i dhanë gjatë Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë. Aty deputetët miratuan Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020 – 2024.
Top Channel