“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Gjatë ditës së sotme, Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë takim u bë e ditur se Gjilani ka aktualisht 581 raste aktive me COVID-19, derisa apelohen qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.
Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin COVID-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit.
Top Channel