Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 256.445, prej të cilëve 2.130 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 186.647, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11.882.927.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afro 7,17 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 173 milionë.

Top Channel