Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 19°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 08°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 13°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytet kryesore në Shqipëri, Kosovë dhe botë:

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA