Skerdi Faria

‘Doktori i vipave’, Skerdi Faria ka rrëfyer ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live“ një prej ndodhive më tipike me djalin e tij kur ai ishte i vogël.

Përmes kësaj historie ai tregon se fëmijët e sotëm janë shumë të zgjuar se sa të vegjlit e kohëve më parë. Një nga problemet më të mëdha është gjetja e kohës për fëmijët, e cila sa vjen e zvogëlohet akoma dhe më shumë dita ditës për shkak të angazhimeve të shumta.

Ai tregon se ka një ndryshim shumë të madh në kohën e sotme, ku teknologjia dhe mungesa e kohës ka krijuar një distancë me fëmijët.

“Po i kushtojmë kohë një diçkaje më shumë se sa fëmija. E kam provuar këtë rregull që mos të preket telefoni dhe u respektua vetëm për një periudhë. Kur kemi qenë me pushime  në Livadh e çuni ishte i vogël. Unë me time shoqe luanim me letra e ai na vjen e na thotë jeni dy pleq që luani me letra. Kjo ka mbi 10 vite që ka ndodhur dhe ne përsëri e kujtojmë. Kur ata janë të vegjël mjafton shumë pak, kurse kur rriten jo i dua një ngjyrë jo këtë ngjyrë. Ne na  vret ndërgjegjja dhe përpiqemi që ta kompesojmë. Po të shikojmë rreth nesh janë ata që duam më tepër, ta lëmë pak mënjanë celularin e tu dedikojmë pak kohë atyre që janë rreth nesh”, tha Faria.

Top Channel