Brad Pitt fotografohet për herë të parë pas ndarjes nga modelja dhe duket më në formë se kurrë

19/11/2020 17:48

Brad Pitt dhe modelja, Nicole Poturalski i dhanë fund lidhjes së tyre në tetor, vetëm pak muaj pasi e kishin bërë publike.

Sipas burimeve të “Page Six” marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

Ndërkohë Brad është fotografuar për herë të parë në publik pas ndarjes dhe është duke u dukur mjaftë i lumtur. Ai është parë duke shpërndarë ushqime tek disa familje të varfra në Los Angeles.

Aktori ishte veshur shumë thjeshtë me një palë xhinse dhe një bluzë, duke mos harruar as maskën që kohët e fundit është bërë pjesë e garderobës së shumë njerëzve.

Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Kujtojmë se aktori u njoh për herë të parë me modelen në restorantin e partnerit të saj, Roland Mary, në Berlin.

Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel