Këngëtarja e njohur, njëkohësisht dhe prezantuesja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Eneda Traifa, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja në rrjetet e saj sociale, ku ndër të tjera tregon se është asimptomatike dhe nuk ndjen asnjë shqetësim.

“Përshëndetje të gjithëve, si rrallë herë unë flas live me njerëzit, por dua të ju them diçka shpresoj të jeni mirë njëherë.

Mua dje në fakt më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që unë ta bëja tamponin dhe dola pozitiv. Rezultoj ta kem marr diku, jam asimptomatike, nuk ndjej asgjë. Fakti që bëra një tampon ishte çështja e shijes dhe ushqimit. Shembull, po pi një kafe tani por nuk kam idenë se çfarë shije ka.

Megjithatë me sa po shoh, shpresoj të mos përkeqësohet, por shpresoj që do ta kaloj kështu.

Po ju lajmëroj vet, sepse nuk dua t’i ngelet të tjerëve zbulimi i kësaj gjëje, mendoj që të gjithë ndoshta mund ta kalojmë, nëse të gjithë do e kaloni kështu si unë, ju ftoj te shtëpia ime sepse nuk kam fare simptoma.

Unë jam izoluar me Arian dhe ne të dyja do e kalojmë shumë mirë karantinimin në shtëpi, por është një detyrim ndaj meje dhe miqve të mi që të ruhem. Do të ju informoj në ditët në vazhdim se si do të ndihem.
Ju lutem, qëndroni të sigurt në shtëpi”, tregoi këngëtarja.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel